FIDANISHTJA

Haliti: Beteja për kryetarin e Kuvendit pak qesharake, nëse Kurti s’mund ta formojë qeverinë të lëshojë rrugë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur lidhur me zvarritjen politike aktuale në Kuvend, duke e quajtur atë pak qesharake.

Sipas Halitit, njëra palë e quan veten pozitë dhe tjetra opozitë, dhe të dyja po luftojnë për të realizuar objektivat e tyre.

“Të dyja blloqet po luftojnë politikisht që njëri bllok të shkarkojë kryeministrin aktual dhe tjetri bllok po përpiqet që ta bëj qeverinë e vet. Nuk e shoh si tragjike situatën por do të duhej sa më shpejt Qeveria, tani nëse Albini nuk mund ta formojë qeverinë do të duhej të lëshojë rrugë”, tha Haliti.

UBT

Haliti ka përfunduar duke thënë se, nëse asnjë palë nuk del fituese në këtë betejë, vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje të reja.

“Beteja për kryetarin e parlamentit është pak qesharake, sepse nuk ka ndodhë në të kaluarën betejë për kryeparlamentar dhe është absurd, por mendoj që të dyja palët po mundohen të fitojnë. Tani nëse në këtë betejë nuk del fitimtar që e bën parlamentin dhe qeverinë duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt”, u shpreh Haliti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.