UBT

Haliti bashkëbisedon me pensionistët në Viti, fokus te përmirësimi i shërbimeve për të moshuarit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Caritas Kosova, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me persona të moshuar dhe përfaqësues të shoqatave të pensionistëve nga rajoni i Vitisë.

Në këtë takim morën pjesë edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Halil Musliu, drejtoresha e QKMF Viti, Vjollca Kadolli, si dhe drejtori i Caritas Kosova, Pal Baftijaj.

Eco Higjiena

Gjatë bashkëbisedimit u diskutuan nevojat dhe sfidat me të cilat përballen të moshuarit, si dhe mundësitë për avancimin e shërbimeve dhe rritjen e mbështetjes institucionale për këtë kategori të shoqërisë.

Haliti theksoi se të moshuarit përbëjnë një vlerë të çmuar për komunitetin dhe se institucionet lokale do të vazhdojnë angazhimin me projekte konkrete në funksion të përmirësimit të mirëqenies së tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.