Hidromorava

Haliti apelon: Për një fushatë të dinjitetshme dhe zgjedhje demokratike

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Vendi ynë po i hyn edhe një procesi të rëndësishëm demokratik-zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunalë ka thënë Sokol Haliti.

KKVITI

Ky është rast i mirë që votuesit me vullnetin e vet të lirë të përcaktohen për përfaqësuesit e tyre, për katër vitet e ardhshme.
Qytetarët tanë gjithmonë kanë dëshmuar kulturë të lartë kur bëhet fjalë për përqafimin dhe respektimin e demokracisë. Kjo vlerë e pakontestueshme e popullit të Kosovës, meriton respekt e mirënjohje pafund.
I bëj thirrje spektrit politik dhe të gjithë qytetarëve të komunës sonë për një fushatë zgjedhore të dinjitetshme, e cila do t’iu paraprijë zgjedhjeve të lira e demokratike.
Duke qenë se jemi në rrethana jo të zakonshme, shkaku i Pandemisë me Virusin SARS-Cov-2, ju lus për maturi dhe vëmendje të shtuar, në mënyrë që të ruajmë shëndetin e secilit.
Të kontribuojmë të gjithë për fushatë të denjë e zgjedhje me standarde të larta!
Urime dhe suksese!
Me respekt,
Kryetari i Komunës së Vitisë
Sokol Haliti