GRANDEMALL

Haliti: Albin Kurti nuk është i interesuar të bëj koalicion me PDK-në, e do LDK-në e NISMA-n

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe tre ditë kanë mbetur nga dita kur pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, me 15 prill.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, disa ditë më parë i ka dërguar një letër për takim për konsultime paraprake për formimin e Qeverisë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së i tha jo kategorikisht një takimi të tillë. Por nëse një ftesë e tillë i dërgohet edhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së), si duhet të veprojnë tutje?

Në lidhje me këtë çështje ka folur zyrtari i lartë i PDK-së njëherësh ish-deputeti i këtij subjekti politik, Xhavit Haliti.

Haliti tha se është vështirë të dilet në një përfundim se si duhet vepruar por thekson se paraprakisht duhet të analizohen interesat e Kosovës e pastaj ato të PDK-së.

Hidromorava

Çështje të tjera sipas Halitit janë edhe zotimi i PDK-së se ‘nuk bëjnë marrëveshje me asnjë parti pa e pas të garantuar postin e Kryeministrit’ dhe programi zbatues në një marrëveshje eventuale që mund të bëhet.

“Është e vështirë me u deklaru dhe me ia qëllua se çfarë duhet bërë, të mbajë qëndrimin e deklaruar gjatë fushatës apo ta ulë pjacen. Paraprakisht duhet analizuar interesat e Kosovës e pastaj ato të PDK-së. Por është një situatë me shumë të panjohura, publikisht kemi qëndrimin e PDK-së, por s’kemi asnjë deklarim të Kurtit, i cili pas përfundimit të zgjedhjeve na quajti “Hajvanë” (kafshë), deklaratë e cila iritoj gjithë opoziten”, ka deklaruar ai.

“Çështja e dytë është zotimi i PDK, se PDK, nuk bënë marrëveshje me asnjë parti pa e pas të garantuar postin e Kryeministrit’ çështja e tretë është se në një marrëveshtje eventuale a do të miratohet program zbatues i obligueshëm për të dyja palët, siç janë lufta kundër krimit të organizuar e kundër korrupsionit, zbatimi i marrëveshjev me BE-në lidhur me dialogun, politika e jashtme, politika e brendshme, politikat fiskale, zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, sigurimet shëndetësore, energjitika, liberalizimi i investimeve, paga minimale etj. Apo do bisedohet vetëm për ndarjet e ministrive” deklaroi Haliti për Blic.

Por sipas Halitit, kryetari i VV-së Albin Kurti, më së paku është i interesuar për një koalicion me PDK-në.Ai thotë se interesi prioritar i tij është LDK, dhe pastaj NISMA.

“Mendoj që Albini më së pakti është i interesuar të bëj koalicion me PDK-në. Interesi prioritar i tij është LDK, dhe pastaj NISMA. Prandaj po hesht, sepse në pyetje është edhe zgjedhja e Presidentit dhe pa marrëveshje me njërën nga partitë e mëdha vendi mund të shkoj në zgjedhje, nëse jo gjatë proçesit të formimit të qeverisë atëherë momenti kur zgjedhet Presidenti, mund të jetë kritik, nëse partitë e mëdha opozitare sdo marrin pjesë në seancen kur bëhet votimi”, thotë Haliti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.