UBT

Halit Azemi synon postin e këshilltarit komunal, Lugina prioritet

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Halit Azemi është i renditur me numrin dy në listën e Lëvizjes “Vatra”. Azemi me profesion avokat thotë se problemet e shumta dhe të pazgjidhura të shqiptarëve të Luginës janë shkaku kryesor që ai po synon të hyjë në Asamblenë Komunale të Gjilanit.

Halit Azemi ka pranuar të hyjë në garën për postin e këshilltarit komunal me të vetmin qëllim që të ndihmojë dhe të përkrah të dëbuarit e Luginës dhe të punojë në interes të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë. “Kanë kaluar 18 vite pas luftës në Kosovë dhe gjendja e shqiptarëve të Luginës nuk ka ndryshuar aspak për të mirë. Situata e rënduar ekonomikisht dhe pa ndonjë status politik për të dëbuarit janë arsyeja e vetme që kam pranuar të kandidohem” sqaron Azemi.

Hidromorava

Azemi i cili ka mbrojtur shumicën e luftëtarëve dhe veteranëve të UÇPMB-së thotë se asnjë qeverisje komunale dhe asnjë Qeveri e pas luftës nuk e ka trajtuar si duhet problemin e shqiptarëve të Luginës. “Kosova dhe komunat e saja kanë obligim që ta ndihmojnë këtë popullatë të paskrah dhe të lënë në harresë e padore.

Azemi tha se nëse merr bekimin e qytetarëve për të qenë pjesë e Asamblesë do të luftojë dhe do ta sensibilizojë në të gjitha aspektet problemin e pazgjidhur të shqiptarëve të Luginës.”Komuna e Gjilanit ka bërë fare pak për atë pjesë sepse më shumë ishte populliste. Vetëm shikojeni gjendjen e ish luftëtarëve dhe të veteranëve që janë nën mëshirën e kohës dhe pa asnjë përkujdesje. Edhe Shqipëria edhe Kosova duhet ta trajtojnë me dinjitet dhe më serioz fatin e shqiptarëve të Luginës dhe fatin e atyre mijëra shqiptarëve që u dëbuan e sot jetojnë të shkapërderdhur nëpër qytetet e Kosovës” tha Azemi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.