ARKATANA

Halimi: Të ndalet diskriminimi nga administrata serbe në Preshevë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjithë shqiptarët në Serbi ende janë të diskriminuar në të gjitha sferat, përfshirë këtu edhe zvogëlimin drastik të fondeve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve me 30 për qind, heqjen e Gjykatës Themelore në Preshevë, eliminimin dhe fshirjen e të dhënave të refugjatëve të diasporës shqiptare nga viset tona, që ndryshe nuk ka si të quhen veçse spastrime etnike taninga administrate serbe…” ka deklaruar sot në Beograd në seancën e Parlamentit të Serbisë deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Riza Halmi, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Në seancën e parlamentit serb në Beograd u zhvillua një debat i nxehtë mes deputetëve dhe kryesuesve të parlamentit serb nga të cilët kërkohej përgjigje në shumë pyetje të pazgjidhura në Serbi, sikurse dhe ngecja e programit dhe diskriminimi i shqiptarve në Luginën e Preshevës, si dhe popujve tjerë në Sanxhak, Vojvodinë. Sa i përket Luginës së Presheves më i zëshëm ishte deputeti Riza Halimi, i cili iu drejtua qeverisë serbe me një breshëri pyetjesh rreth krizës në Luginë, njofton “Presheva jonë”.

Deputeti i koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Riza Halimi pyeti se pse ka ngecur dhe pse nuk u realizua programi i qeverisë për komunat shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që nga në viti 2001? Halimi duke shprehur shqetësimet e tij për situatën në Luginën e Preshevës, ka pohuar se qeveria serbe ende pa realizuar dhe zbatuar programin ka kushtëzuar me regjistrimin e shqiptarëve në Luginë?!

KKVITI

“Zbatimi i saj është i kushtëzuar nga shqiptarët, të cilët bojkotuan me arësye për shkak të imponimit të kushteve dhe për shkak se ata ishin diskriminues në këtë proces”, tha Halimi. Sipas tij, të gjithë shqiptarët në Serbi ende janë të diskriminuar për shkak të zvogëlimit drastik të fondeve të Këshilli Kombëtar të Shqiptarëve nga 30 për qind, heqjen e Gjykatës Themelore në Preshevë, fshirjen e të dhënave të refugjatëve shqiptarë etj.

Deputeti i Pavarur, Emir Elfićc kërkoi nga Ministria përkatëse e Drejtësisë mbi fatin e Projektligjit për Këshillat Nacionale të pakicave kombëtare. Ai tha se debati i hapur publik është nga 25 nëntor -17 dhjetor, duke thënë se ajo ishte një kohë shumë e shkurtër dhe se ligji ekzistues ka qenë në mënyrë të qartë e plotë mangësi nga viti 2010, kur zgjedhjet u mbajtën për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.