Halimi: Struktura e KVRL-së është legjitime

Gjilan – Ne si përfaqësues legjitim të rinisë Gjilanase jemi të vendosur që tërë periudha e dyshuar për keq-menaxhim dhe keq-përdorim të ndriçohet dhe do të kërkojmë që të na mundësohet një proces i thellë auditimi.Pas përfundimit të këtij procesi nëse haset në parregullsi atëherë dyshojmë se do të ketë punë dhe për prokurorinë dhe gjykatën ka thënë në reagimin e tij Valdrin Halimi, si përgjigje ndaj Eranda Isufit.
Në një reagim të Valdrin Halimit i cili thotë se është kryetar legjitim i KVRL-së thuhet se Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Gjilan analizon me vëmendje të shtuar çdo ditë reagimet e disa të rinjve të komunës sonë në lidhje me shqetësimet e tyre rreth procesit zgjedhor në organin më të lartë të përfaqësimit të të rinjve të Gjilanit.
Struktura e re e KVRL është e gatshme që kudo dhe kurdo që shihet e arsyeshme të fus në rivotim (me kërkesë të 2/3 të organeve përfaqësuese) zgjedhjen e organeve të reja të rinisë Gjilanase në mënyrë që të dëshmohet sa herë që dyshohet procesi legjitim i mbajtjes së zgjedhjeve.
Kryesia e KVRL-së në Gjilan do të marrë parasysh të gjitha këto pakënaqësi dhe si të tilla do të i shqyrtojë në mbledhjen e radhës e cila do të mbahet të Enjten me datë 9 Janar 2014 (ku do të marrin pjesë shumica e organizatave Rinore në Gjilan, Këshillat e Nxënësve dhe Studentëve).
Gjatë kësaj kohe, përderisa kemi vazhduar aktivitetin, janë realizuar shumë takime me të rinj dhe institucione të tjera relevante, nga të cilat kemi marrë përkrahjen rreth këtij procesi. Jemi të vetëdijshëm që nuk është e lehtë për disa ish-përfaqësues jo-legjitim që të mbesin pa keq-menaxhimin dhe keq-përdorimin e hapësirave dhe pasurisë publike, por kultura dhe përvoja qytetare e të rinjve tregon që ata nuk lejojnë gjatë të ndodhin gjëra të tilla dhe çdo herë janë të prirur për ndryshime. Këto prirje janë treguar dhe në Prill të vitit të kaluar ku tetë nga 12 anëtarët e bordit u larguan në mënyrë demonstrative nga po i njëjti këshill për shkak të mos-transparencës, keq-menaxhimit, keq-përdorimit, shfrytëzimit për qëllimet personale të hapësirave e shumë dollovere të tjera në dëm të rinisë së qytetit.
Ne si përfaqësues legjitim të rinisë Gjilanase jemi të vendosur që tërë periudha e dyshuar për keq-menaxhim dhe keq-përdorim të ndriçohet dhe do të kërkojmë që të na mundësohet një proces i thellë auditimi. Pas përfundimit të këtij procesi nëse haset në parregullsi atëherë dyshojmë se do të ketë punë dhe për prokurorinë dhe gjykatën.
Inkurajojmë të gjithë të rinjtë dhe “ata që shprehin pakënaqësitë e tyre në publik” që shqetësimet e tyre që kanë me çfarëdo procesi, të na drejtohen në mënyrë që bashkërisht të i zgjedhim këto probleme duke shpresuar që të mos shpenzojmë shumë kohë në këtë punë, por të vazhdojmë për të punuar në ide e projekte të reja në të mirë të të rinjve të qytetit thuhet në një sqarim të Valdrin Halimit kryetar i KVRL-së të cilin e konteston Eranda Isufi e cila e llogaritë vetën ende kryetare legjitime./rajonipress/