GRANDEMALL

Halimi : Nuk dua foto me Stankovicin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Preshevë – Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi nuk kishte ndonjë takim me kryetarin e Trupit Koordinues për Serbinë Jugore, Zoran Stankovic gjatë vizitës në Preshevë. “Unë nuk dua të fotografohem me Stankovicin për dekor që do t’ju paraqitet për sy e faqe publikut” ka thënë deputeti Riza Halimi në mediat serbe, transmeton „Presheva Jonë“ .

“Nëse jeni vërtetë të interesuar dhe dëshironi të flisni për problemet që ekzistojnë këtu, kamerat nuk janë të nevojshme për të marrë fotografitë me ne” shpjegoi Halimi.

Sipas Halimit “për emërimin e Stankovicit në krye të Trupit koordinues, nuk ishin konsultuar e as nuk ishin pyetur shqiptarët e Luginës së Preshevës, kurse serbët e veriut trajtohen sot shumë më mirë në Kosovë, madje me pozita të larta në qeveri me një zëvendëskryeministër dhe tre ministra.”

Mobi Casa

“Ne nuk kërkojmë ndonjë ministri, sepse kjo do të jetë një iluzion për shkak të përqindjes së shqiptarëve në popullsi, por ne besojmë se kjo është logjike që ne i përkasim një nga funksionet më të rëndësishme të Trupit Koordinues, e cila është bërë për tri komunat,” ka shtuar Halimi.

I pyetur nëse ai dhe Partia e Veprimit Demokratik të cilën e drejton ai, do të vazhdojnë të marrin pjesë në punën e Trupit Koordinues, Halimi tha se organi në fjalë për më shumë se një vit nuk punon, për ta kryer misionin për çfarë edhe ishte themeluar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.