Fundamenti

Halimi: Lugina po zbrazet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi thotë për rajonipress se Lugina e Preshevës pos që po diskriminohet në të gjitha fushat e jetës ajo ka filluar edhe të zbrazet. Kushtet e rënda ekonomike, pa perspektiva dhe pasiguria detyrojnë shumë shqiptarë të largohen nga Lugina ka thënë Halimi.

Riza Halimi ka vite që flet guximshëm për zhvillimet në rajon e në Luginë. Ai tashmë ka krijuar një institucion në vete të deklarimeve rreth këtyre ngjarjeve dhe me të drejtë pesha e fjalëve të tij është e madhe, raporton rajonipress.

Edhe në takimin me Lutfi Hazirin që pati në Gjilan, Halimi ka trajtuar temat që janë thelbësore për shqiptarët e Luginës. Halimi shpëtim të vetëm për të ruajtur gjeneza e shqiptareve të Luginës dhe për të qenë ajo e qëndrueshëm dhe e zhvilluar e sheh tek dy qeveritë shqiptare në Tiranë e Prishtinë.

Eco Higjiena

“Ky është rasti jonë i madh dhe i fundit që të ndërhyhet nga dy qeveritë dhe të krijojnë Fondin e shumëkërkuar” tha Halimi.

Por krahas kësaj Halimi ka një shqetësim të brendshëm dhe një brengosje që thotë se po shndërrohet në dukuri. “Lugina e Preshevës pos që po diskriminohet në të gjitha fushat e jetës ajo ka filluar edhe të zbrazet. Kushtet e rënda ekonomike, pa perspektiva dhe pasiguria detyrojnë shumë shqiptarë të largohen nga Lugina” tha Halimi për rajonipress.

Halimi tha se preshevarët pos që mësyjnë Kosovën dhe qytetet e saja për të jetuar ata janë shumë të pranishëm edhe në diasporë.”Jo vetëm ne atje, por edhe institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk duhet të lejojnë që të ndodhë kjo zbrazje. Hapja e një Universiteti në qytetet e Luginës, funksionalizmi i një spitali modern dhe investimet në fushat e caktuara të kulturës, ekonomisë e informimit janë çështje kruciale që duhet të zhvillohen sa më shpejt” tha Halimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.