Hidromorava

Halili: Plani zhvillimor urban mundësi e mirë për të tërhequr investitorët

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Refik Halili ka theksuar se institucionet komunale i kanë dhënë përkrahje të fuqishme hartimit të këtij dokumenti, pasi ky dokument paraqet një bazë të mirë për rregullimin e infrastrukturës, mjedisit, çështjeve demografike e mbi të gjitha zhvillimit ekonomik, mjedisit, çështjeve demografike e mbi të gjitha zhvillimit ekonomik .

Edhe komuna e Kllokotit ka mbajtur debatin publik me qytetarët rreth Projektit të Planit zhvillimor dhe Urbanistik. Përfaqësues institucionesh komunale dhe vetë qytetarët e Kllokotit janë pajtuar se hartimi dhe miratimi i Planit Zhvillimor Urban për Kllokotin është një mundësi e mirë për tërheqjen e donatorëve dhe investitorëve të ndryshëm në këtë lokalitet me resurse sidomos të zhvillimit të turizmit.

“PZHU-ja për Kllokotin është simbol i tërheqjes së investimeve dhe i zhvillimit ekonomik të kësaj zone, që është e njohur për pasuritë e saj natyrore”, ka thënë kryetari i Kllokotit, Sasha Mirkoviq.

Refik Halili nënkryetar për komunitete tha se institucionet komunale i kanë dhënë përkrahje të fuqishme hartimit të këtij dokumenti, pasi ky dokument paraqet një bazë të mirë për rregullimin e infrastrukturës, mjedisit, çështjeve demografike e mbi të gjitha zhvillimit ekonomik, mjedisit, çështjeve demografike e mbi të gjitha zhvillimit ekonomik .

RCCOLA

Halili ka thënë se me miratimin e këtij plani Komuna e Kllokotit hynë ndër shumë komuna që kanë miratuar këto dokumente që janë bazë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve .

Ai ka falënderuar projektin e qeverisë zvicerane “Logos” për mbështetjen që ka dhënë në hartimin e këtij plani me rëndësi jetike për qytetarët e komunës së Kllokotit.

Ndërsa Vjollca Puka, zyrtare për planifikim në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është shprehur se hartimi i këtij bashkëpunimi me qytetaret ka një rëndësi të veçant pasi pos që përcaktohen drejt interesat e qytetarëve dhe vetë implementimi i planit do të thotë krijim i mundësive për investime nga investitorët dhe donatorët potencial investues në këtë komunë./rajonipress/