Fundamenti

Halil Murati nga Gjilani kërkon ndihmë për djalin e sëmurë: “Jemi lodhur, por nuk dorëzohemi”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Halil Murati, një qytetar i moshuar nga Gjilani, u drejtohet institucioneve të mirëqenies sociale me një thirrje të dhimbshme për ndihmë. Djali i tij, Hevziu, 48 vjeç, vuan nga probleme të rënda mendore dhe nuk është në gjendje të ushqehet apo të lëvizë i vetëm, duke pasur nevojë për përkujdesje të vazhdueshme.

Për shkak të aftësive të kufizuara, Hevziu përkujdeset çdo ditë nga nëna e tij, e cila po ashtu është në moshë të shtyrë dhe e ka gjithnjë e më të vështirë ta përballojë këtë barrë fizike dhe emocionale. Familja jeton me ankth të përditshëm dhe me frikën se nuk do të mund t’i përgjigjen më nevojave bazike të djalit të tyre.

“Jemi bërë kurban i djalit tonë,” thotë Halil Murati me zë të dridhur. “Ai aktualisht merr 150 euro në muaj, por kjo shumë është e pamjaftueshme. Po kërkoj nga shteti që të na paguhet një përcjellës, e në këtë rast është gruaja ime, sepse ajo kujdeset për të 24 orë në ditë.”

FIDANISHTJA

Sipas familjarëve, Hevziu nuk është në gjendje të kryejë as nevojat më elementare personale dhe kërkon mbikëqyrje të vazhdueshme. Kjo situatë ka rënduar jo vetëm gjendjen shëndetësore të prindërve, por edhe gjendjen e tyre ekonomike dhe psikologjike.

“Edhe unë kam kontribuar për këtë shtet,” shton Halil Murati. “Nuk po kërkoj lëmoshë, po kërkoj të na dëgjohet halli i madh që e kemi. Kërkojmë vetëm dinjitet dhe mbështetje minimale për të mbijetuar.”

Rasti i familjes Murati nxjerr në pah sfidat me të cilat përballen shumë familje në Kosovë që kujdesen për persona me aftësi të kufizuara, duke ngritur pyetje të rëndësishme për mbështetjen institucionale, politikat sociale dhe ndjeshmërinë ndaj kategorive më të cenueshme të shoqërisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.