ARKATANA

Haki Rugova: Deklaratat e Demaçit janë skandaloze

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, ka theksuar se deklaratat e veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, se Ibrahim Rugova nuk ishte hero i Kosovës janë skandaloze.

Ai më tej ka shtuar se nuk dëshiron të merret me ato se çka ka thënë Adem Demaçi për ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Unë kam pas respekt për të, si njeri dhe veprimtar i çështjeve të Kosovës, por këtu ka gabuar rëndë, dhe nuk dua që ta diskutoj më tepër për këtë çështje”, ka thënë Rugova për Telegrafin.

Mobi Casa

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka deklaruar se Rugova nuk pati fuqi asnjëherë të nderojë heronjtë në Prekaz, duke shtuar se nuk ka pasur asgjë personale me Ibrahim Rugovën, por është i prirë ta thotë të vërtetën.

“Rugova e la popullin e vet në Kosovë, shkoi në Itali, pastaj edhe në Serbi u bëri apel që të ndalet lufta”, dhe këtij nuk i thonë hero”, ka theksuar Demaçi.

Ai këto komente i bëri me rastin 10 dhjetorit të ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut./Telegrafi/