Hajrullahu: Kur ju ka kall bishti dhelprës thoshte: Ishalla jam ëndërr

Gjilan – Riza Abdyli po ma qon mallin e dhelprës kur ju ka kall bishti, e cila thoshte: inshalla jam në ëndërr. Me këtë i bëj të fala Riza Abdylit se Kina jemi ne Nisma, ndërsa ju jeni shumë të vegjël. PDK nga 14 këshilltarë sa kishte në legjislaturën 2009/2013 tash ka vetëm 6, ndërsa Nisma ka 4 këshilltarë, dhe me këtë ritëm të rritjes Nisma do ta kalon PDK-në ka thënë Enver Hajrullahu, si përgjigje ndaj Riza Abdylit të PDK-së.
Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së ne KK të Gjilanit ironizon me ne Nismën Socialdemokrate “Ne dhe Kina”. Unë e kuptoj reagimin e tij, mirëpo arsyeja është sepse ka frikë të madhe nga rritja e Nismës, sepse shumë figura dhe anëtarë të PDK-së janë bashkangjitur Nismës Socialdemokrate dhe shumë të tjerë janë gati dhe kanë shprehur gatishmërinë t`i bashkohen Nismës në Gjilan.
Riza po ma qon mallin e dhelprës në përrallë, kur ju ka djeg bishti e thoshte: inshalla jam në ëndërr. Nisma Socialdemokrate në Gjilan sa i përket konsolidimit dhe shtrirjes Nisma vazhdon të shtrihet në çdo lokalitet të Gjilanit. Meritat për shtrirjen dhe konsolidimin i kanë shumë aktivist në krye me Liderin e Anamoravës gjegjësisht kryetarin e Nisma Socialdemokrate në Gjilan z. Bajram Hasani. Nisma në KK në Gjilan ka 4 anëtarë dhe është faktor determinant në marrjen e vendimeve, sepse nëse Nisma përkrah ndonjë vendim të shumicës pa kurrfarë problemi kalon, dhe anasjelltas. Me këtë i bëj të fala Riza Abdylit se Kina jemi ne Nisma, ndërsa ju jeni shumë të vegjël. PDK nga 14 këshilltarë sa kishte në legjislaturën 2009/2013 tash ka vetëm 6, ndërsa Nisma ka 4 këshilltarë, dhe me këtë ritëm të rritjes Nisma do ta kalon PDK-në.
Me respekt,
Enver Hajrullahu anëtar i kryesisë së Degës NISMA Socialdemokrate në Gjilan