RCCOLA

Hajredin Kuçi: LDK po ia bën qejfin vetës, AKR është fituesja më e madhe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi ka komentuar deklarimet e fundit të Isa Mustafës se LDK është partia më e madhe në Kosovë.

Sipas Kuçit, zyrtarët e LDK’së po dëshirojnë t’ia bëjnë qejfin vetës për shkak të humbjes që kanë pësuar, veçanërisht në Prishtinë.

Zëvendëskryeministri ka thënë se edhe numri i votave, numri i komunave dhe numri i asambleistëve tregon se PDK është e para.

“Ndoshta kanë qejf me kanë partia e parë, por me vota dhe me numër të komunave s’janë”, ka thënë Kuçi, për Gazetën Express.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa edhe sot ka thënë se partia e tij është e para.

Madje, zyrtarët e LDK’së kanë thënë se PDK ka vota më shumë duke i llogaritur edhe votat e minoriteteve.

Uji Dea

Por, kjo sipas, Hajredin Kuçit është tendencë me u largu prej humbjes.

“Kjo është tendencë me humb përqendrimin prej humbjes së tyre që është normale. Por, unë besoj që secili duhet të reflektojë, cilado parti politike dhe ta sheh gjendjen në mënyrë reale”, ka shtuar ai.

Nënkryetari i PDK’së ka thënë se partia e tij nuk ndihet mirë me humbjen e disa komunave të rëndësishme në Kosovë, derisa ka vlerësuar se fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve është Partia e Behgjet Pacollit.

“Mendoj se secila parti ka arsye të ndihet edhe e kënaqur, edhe e hidhëruar. AKR ka fituar më së shumti. Ne jemi ndier mirë si Partia më e madhe në Kosovë, por nuk ndihemi mirë që kemi humbur disa komuna”, ka shtuar ai.

Në zgjedhjet e fundit, PDK ka marrë 202 mijë e 419 vota apo 27.11 përqind për asamble komunale; LDK ka marrë 191 mijë 362 ose 25.62 përqind; AAK 104 mijë e 792 vota ose 14.03 përqind; VV 60 mijë 966 ose 8.16 pëqind; AKR 36 mijë e 893 vota ose 4.94 %.