RCCOLA

Hajnat vjedhin bagëti të shqiptarëve dhe serbëve në Bolevc dhe Jasenovik të Artanës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryesit e pa njohur kanë kryer vepër të rëndë vjedhjeje të grupit të kafshëve në fshatrat Bolevc dhe Jasenovik të komunës së Novobërdës derisa janë dëmtuar tri familje shqiptare e serbe të cilat merren me blegtori.

Familjes së Nikolla Maksimoviqit e cila numëron tetë anëtarë të familjes i kanë vjedhur lopën dhe mëshqerrën, familjes Igor Maksimoviqit i është vjedhur një lopë dhe viçi të racës simentale, familjes shqiptare tetë anëtarësh të Jakup Mustafës i është vjedhur viçi, dëmi vlerësohet të jetë rreth 5000 €.

Mobi Casa

Familjes Nikolla Maksimoviqit i është gjetur lopa e mbytur rreth 500 metra larg stallës së familjes e lidhur për druri.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë hetimet, mirëpo banorët sipas rezultateve të tyre në dhjet vitet e fundit janë skeptik në zgjidhjen e këtyre rasteve.
Kryetari i komunës së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq në mënyrë të fuqishme ka dënuar ngjarjet e fundit të vjedhjeve në fshatrat Bolevc dhe Jasenovik duke kërkuar nga institucionet relevante mbrojtje për qytetarët e varfër në komunën e Novobërdës./rajonipress/