UBT

Hajnat hyjnë në shtëpinë e Mustafit, i vjedhin gjësende në vlerë prej afro 1 milion euro

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shkodran Mustafi ka qenë viktimë e një sulmi të hajnave, të dielën që shkoi.

Tre burra me kapuç hynë në shtëpinë e futbollistit shqiptar, që ndodhet në një lagje ekskluzive në Betera, ndërsa përfaqësuesi gjerman ndodhej brenda shtëpisë, njoftojnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Duket se hajdutët kanë qëndruar për gjysmë ore brenda objektit dhe gjatë kësaj kohë e kanë plaçkitur shtëpinë pa e vënë re Mustafi prezencën e tyre, deri pak para se të iknin.

Pasi hynë në shtëpinë e futbollistit të Levantes, hajnat ia plaçkitën atij gjësendet, duke përfshirë këtu para, orë dore, bizhuteri, çanta të markave të ndryshme dhe gjëra të tjera të vlefshme, që në total e kapin shifrën e afro një milion eurove.

Fatmirësisht, sulmuesit nuk kanë ushtruar dhunë kur futbollisti u gjend në një kat më lartë, ndërsa ata u larguan me nxitim kur Mustafi dëgjoi zhurmë dhe e kuptoi se po bëhej fjalë për një grabitje.

Eco Higjiena

Hajnat u futën në oborr përmes fushës së golfit që ndodhet pas shtëpisë, ndërsa e shtynë dritaren për t’u futur në dhomë, shkruan “Gazeta Express”.

Mustafi është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe përmes disa fotografive e shfaq shtëpinë e tij dhe kështu ai duket se ua ka dhënë hajnave të dhënat e nevojshme për vendndodhjen e shtëpisë së tij dhe aksesin e mundshëm përmes një gardhi të thjeshtë që e ndan atë me fushat e golfit që ndodhen aty pranë.

Autoritetet spanjolle janë duke u munduar t’i gjejnë autorët e kësaj grabitjeje, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për një organizatë që i ka për qëllim shtëpitë e futbollistëve, siç kishte ndodhur edhe në të kaluarën.

Ata përfitojnë nga ditët e ndeshjeve apo edhe takimet, për të vjedhur. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.