RCCOLA

Hajnat grabisin nga qytetarët gjilanas telefona e motoçikleta

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në rrugën “Haki Muderizi” në Gjilan pas një pune hetimore policia ka arritur të identifikoj dhe arrestoj tre të dyshuar meshkuj shqiptar njoftoj policia e Kosovës raporton rajonipress.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy persona të tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Arrestimi ka ndodhur për shkak të dyshimit se kanë grabitur telefonin e llojit “Samsung Galaxy” i cili i është grabitur viktimës femër shqiptare.

Mobi Casa

Telefoni njëkohësisht i është kthyer viktimës kurse rasti është nën hetime.

Gjithashtu në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan nga persona të pa njohur është vjedhur motoçikleta pronë e viktimës mashkull shqiptar. Sipas ankuesit vlera e motoçikletës është 200 €./rajonipress/