RCCOLA

Hajnat e kishave serbe, shtetas të Maqedonisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Hetuesit policor dhe Prokuroria Themelore në Gjilan janë në kërkim edhe të tre të dyshuarve tjerë shqiptarë që mendohet se janë nga Shkupi. Prokurori i rastit Kujtim Munishi tha për rajonipress se të pesë të dyshuarit janë shqiptarë, por shtetas të Maqedonisë.

Arrestimi i dy shqiptarëve të dyshuar për plaçkitjen e kishave serbe në Binqë, Kllokot, Budrikë dhe Partesh ka nxjerr detaje të reja. Tashmë në masën prej 48 orësh në qendrën e paraburgimit ndodhen Sabedin Reka nga Kaqaniku shtetas i Maqedonisë dhe Valsat Sejdiu shtetas maqedonas me vendbanim në Binqë të Vitisë konfirmojë për rajonipress Kujtim Munishi.

UBT

Munishi prokuror i rastit tha se organet policore janë në kërkim edhe të tre të dyshuarve tjerë shqiptarë nga Maqedonia e të cilët dyshohet se jetojnë në Shkup.

Dy të dyshuarit e parë sipas Munishit gjatë marrjes në pyetje e kanë pranuar veprën. Prokuroria Themelore tashmë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të ndaluarve derisa gjykatësi i procedurës paraprake pritet të vendos gjatë ditës së enjte./rajonipress/