Fundamenti

Hajna nga Mitrovica e Gjilani grabisnin femrat, arrestohen

/ 2 minuta lexim

Mitrovicë – Grabitja e stolive të arit nga fyti i femrave në Mitrovicë dyshohet të jetë vepër e bashkëpunimit në mesë të hajnave të Mitrovicës dhe Gjilanit, të cilët tashmë janë në duart e policisë.

Tre persona janë arrestuar, nga policia para mesnatës në Mitrovicë, ngasësit i automjetit, K.J. (1987), i dyshuari i parë, Xh.Tahiri (1988) nga Tuneli i Parë dhe i dyshuari i dytë, V.Limani, (1992) nga Gjilani. Këta persona janë të dyshuar për grabitje të dhunshme të arit, njofton policia në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:30 min, kur Policia e Kosovës në Mitrovicë, përmes thirrjes telefonike në numrin emergjent, ka marrë një informatë për një grabitje të një femre në rrugën “Dëshmorët e Kombit” përkatësisht në afërsi të stacionit të autobusëve, nga dy persona të rinj. Ata ia kishin marrë asaj me forcë një qafore të arit nga qafa.

Hidromorava

Policia shpejt kishte lokalizuar vendin dhe veturën me të cilën ishin larguar. Veç ngasësit të automjetit, K.J. (1987), në veturë është identifikuar i dyshuari i parë, Xh.Tahiri (1988) nga Tuneli i Parë, cili kishte treguar edhe të dyshuarin e dytë, V.Limani, (1992) nga Gjilani, i cili ishte vendosur në një motel në Mitrovicë, të cilin policia e cilëson si grabitësin kryesor. Një qafore e arit, e cila besohej t’i takonte viktimës së raportuar, është gjetur e fshehur në veturë. Veç qafores, në veturë është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike marihuanë, për çfarë edhe është iniciuar rasti ndaj të dyshuarve.

Të dyshuarit e arrestuar nuk kanë mohuar kryerjen e aktit kriminal të grabitjes në bashkëveprim, ndërsa me autorizim të prokurorit publik janë ndaluar në mbajtje policore deri në përgatitjen e paraqitjes penale për vepër në bashkëveprim të grabitjes.

Burime nga policia e Kosovës në Mitrovicë theksojë se ky nuk është rast i parë që në këtë pjesë të qyteti vidhet ari nga trupi i femrave apo edhe nga shtëpitë.