Uji Dea

Hajdini:Koalicioni do të vazhdojë edhe pa drejtorinë e kulturës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ismet Hajdini tha për rajonipress se pret që të takohet me Qemajl Mustafën dhe të sqarojë rolin e PSD rreth drejtorit të kulturës. Hajdini tha se edhe nëse kjo drejtori nuk i takon PSD-së koalicioni me PDK do të vazhdojë.

Njeriu që më së paku është paraqitur në media rreth çështjes së drejtorit të kulturës është Ismet Hajdini kryetar i PSD-së. Ai edhe të martën ka qenë i padefinuar rreth përcaktimit të PSD-së për pozitën e drejtorit të kulturës.”Unë po pres që sot të takohem me Qemajl Mustafën dhe të diskutojmë për modalitetet dhe emrat konkret që i ka PSD-ja”. Hajdini tha se ky subjekt politikë i ka ofruar në tavolinë tre emra Qemajl Mustafës për pozitën e drejtorit të kulturës.

Uji Dea

Por i pyetur nga rajonipress nëse Mustafa refuzon kandidatin e PSD-së për drejtor kulture, si do të sillet PSD-ja, Hajdini tha se pavarësisht kësaj koalicioni do të vazhdojë.”Ne do të punojmë për interesa të qytetit dhe nganjëherë gjërat e vështira duhet të kapërcehen , pavarësisht se ne nuk lëshojmë pe lehtë në këtë sektor që i takon realisht PSD-së” u shpreh Hajdini.

Ndryshe Qemajl Mustafa ka deklaruar se do të ketë ridizajnim të koalicionit,por pa i dëmtuar partnerët e koalicionit./rajonipress/