Uji Dea

Hajdini: PSD-ja po rritet, koalicioni me PDK stabil

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ismet Hajdini kryetar i PSD-së tha se çdo ditë po i bashkëngjiten emra të rinj PSD-së që kryesisht vijnë nga subjektet politike LDD, PDK, LDK dhe AAK. Hajdini tha se koalicioni me PDK është stabil edhe pse kjo e fundit deri diku e ka përmbushur marrëveshjen për inkuadrim të kuadrove të këtij subjekti politik në vendet e pretenduara nga kjo e fundit.

Ismet Hajdini kryetar i degës së PSD-së në Gjilan koalicionin me PDK e sheh si shumë stabil dhe të qëndrueshëm, pavarësisht se kjo e fundit nuk e ka përmbushur në tërësi marrëveshjen për inkuadrim të kuadrove të këtij subjekti politik në vendet ku ajo pretendon se ka njerëz profesionist.

Hajdini për rajonipress tha se po e presin përmbylljen e konkursit dhe zgjedhjen e drejtorit të ri të spitalit të Gjilanit në mënyrë që pastaj të zgjidhen disa kryeshefa që i ka PSD-ja.

Uji Dea

Pavarësisht këtyre defekteve teknike Hajdini thotë se koalicioni me PDK po funksionon mirë. Megjithatë Hajdini tha se ditëve të fundit po punon intensivisht që ta shtojë PSD, ta rrisë atë dhe ta forcojë në të gjithë sektorët.”Kemi marrë zyre në qytet dhe po konsolidohemi çdo ditë. Kemi prurje të reja, kemi njerëz të rinj dhe ka angazhime konkrete nga të gjithë ata që i janë bashkëngjitur programit tonë” tha Hajdini.

Hajdini tha se kuadrot që së fundit i janë bashkëngjitur PSD-së kryesisht janë nga LDD-ja, LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja. “Jemi në konkat me dy kuadro të AAK-së të cilët kanë shprehur gatishmërinë që t`i bashkëngjiten PSD-së. Jemi bërë parti e fort dhe shumë shpejt do të konsolidohemi. Jemi duke e forcuar Forumin e Gruas dhe Forumin e të rinjve dhe shumë nga studentët dëshirojnë që të jenë pjesë e PSD-së” tha Hajdini./rajonipress.