RCCOLA

Hajdini: Në vitin 2013 prioritet zhdukja e deponive të bërllokut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ismet Hajdini drejtor i inspeksionit komunal tha për rajonipress se viti 2012 ka qenë më i mirë sesa viti 2011. Kurse për vitin 2013 tha se prioritet do ta ketë eliminimin e deponive të mbeturinave në qytet si dhe hapjen e një deponie- varrezë e cila do të shërbej për asgjësimin mallrave pa afat dhe kafshët e prekura nga bruceloza.

Inspeksioni komunal gjatë vitit 2012 ka qen i angazhuar maksimalisht për të sjellur rend, rregull e disiplinë si në ndërtimet e egra ashtu edhe në edukimin dhe kontrollimin e shumë dyqaneve , minimarketeve, hoteleve, restoranteve, etj.

Ismet Hajdini drejtor i inspektonit komunal tha për rajonipress se krahasuar me vitin 2011 këtë vit kemi qenë më azhur dhe kemi arritur rezultate më pozitive.

Hajdini tha se ditëve të fundit kanë kontrolluar mbi 30 dyqane e minimarkete e sidomos janë vizituar shitoret që kanë ofruar dhurata për fëmijët në prag të fundvitit dhe nuk kemi gjetur ndonjë mall pa afat.

Mobi Casa

Hajdini tha se në vitin 2013 do të jenë të pa kompromis në luftimin e ndërtimeve të egra dhe të larta. Sipas Hajdinit prioritet kryesor për inspeksionin komunal në vitin 2013 do të jetë eliminimi i deponive të mbeturinave në qytet, por edhe në fshatra. “Ne tashmë kemi krijuar një plan operativ për të eliminuar këto deponi bërlloku të cilat ende ekzistojnë në disa lagje e në veçanti në lagjen e romëve. Këto mbeturina paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve” tha Hajdini.

Përkundër faktit që inspektorët e ambientit kanë vizituar shumë deponi të vogla bërlloku gjendja në këtë fushë paraqitet ende e rëndë sepse deponi të tilla fatkeqësisht ka në Dobërqan, në Zhegër, dhe në disa lagje të qytetit tha Hajdini.

Hajdini tha se plani operativ parasheh edhe hapjen e një varreze-deponi e cila do të ndërtohet në Zhegër ose Malishevë e që do na shërbejë për të asgjësuar mallrat pa afat dhe kafshët e prekura nga bruceloza.