Fundamenti

Hajdini: Koalicioni me PDK do të vazhdojë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ismet Hajdini kryetar i PSDK tha për rajonipress se pas shkarkimit të drejtorit të kulturës Selver Xhelilit, koalicioni me PDK do të vazhdojë. Kryetari i komunës ka të drejtë të shkarkojë shërbyesit civil që bien në kundërshtim me ligjin tha ai.

Ismet Hajdini kryetar i PSDK (Partia Social Demokrate e Kosovës) nuk e ka marrë me shumë siklet shkarkimin e Selver Xhelilit nga ana e Qemajl Mustafës. Xhelili i cili edhe është pjesë e PSDK dhe kishte insistuar që të hyhet në koalicion me PDK ka mundësi që të mbetet pa përkrahjen e partisë së tij.

Mobi Casa

Hajdini tha për rajonipress se sipas disponimit të kryesisë së PSDK të gjithë janë që të vazhdohet koalicioni me PDK. “Kryetari i Komunës ka të drejtë të shkarkojë,suspendojë apo largoj nga pozita çdo zyrtarë a shërbyes që shkel rregulloret e komunës. Xhelili ka mundësi që të ankohet në Komisionin e Pavarur Mbikëqyrës ose në komisionin disiplinor të organeve komunale. Ne nuk kemi nevojë të prishim koalicionin vetëm për dëshirat e dikujt. Koalicioni ka punuar mirë,dhe është shembull i bashkëqeverisjes në Kosovë” tha Hajdini.

Megjithatë Hajdini tha se shumë shpejt pritet që PSDK të mbajë një mbledhje për ta diskutuar çështjen Xhelili./rajonipress/