FITORJA

Hajdini e pranon ofertën e Mustafës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Ismet Hajdini kryetar i PSD-së tha se oferta e Qemajl Mustafës për të marrë disa pozita në institucione të rëndësishme është e pranueshme. Koalicioni do të vazhdojë edhe më tutje me PDK tha ai.

Kryetari i PSD-së në Gjilan Ismet Hajdini njëri nga partnerët e koalicionit me PDK, ka pranuar ofertën e Qemajl Mustafës, që ky subjekt të përfitojë nga disa konkurse ligjore për drejtor shkollash,zëvendës,menaxher në shëndetësi apo administratë.

Ismet Hajdini tha për rajonipress se shumica e anëtarëve të kryesisë në PSD janë për ta vazhduar koalicionin me këto kushte të ofruara nga partneri tjetër.”Këto pozita janë të mira sidomos në spitalin e Gjilanit. Ne kemi kuadro për këtë sektor dhe do të shohim edhe në arsim e administratë “.Hajdini tha se PSD ka kuadro edhe për drejtor të shkollave.

Hidromorava

Kreu i PSD-së tha se janë vetëm dy veta të kryesisë që ende janë në dilemë rreth kësaj oferte,por pavarësisht kësaj koalicioni do të ecë tutej sepse nuk kemi kohë për të humbur.”PSD-ja tani ka bërë një përvojë të mirë në menaxhimin e disa sektorëve në qeverisjen komunale dhe çdo kthim mbrapa do t`i shkaktonte humbje këtij subjekti politikë” tha ai.

Hajdini tha se PSD-ja synon që në zgjedhjet e ardhshme të jetë edhe më e konsoliduar dhe të ofrojë programe e projekte edhe më atraktive për qytetarët e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.