Hajdini: AKR po rritet çdo ditë

Gjilan – Kryetari i degës së AKR-së Ismet Hajdini tha se AKR-ja çdo ditë po rritet me anëtarë të rinjë. Venhar Bajrami është zgjedhur kryetar i nëndegës së 28 në lagjen e dytë në Gjilan.
Të dielën është themeluar nëndega e 28 në lagjen e dytë në Gjilan. Kuvendin e hapi sekretari i degës, njeherit zëvendës shef i shtabit zgjedhor Arianit Ibrahimi, ku i falënderoj këshillin iniciues për themelimin e këtij kuvendi të nëndegës.
Ibrahimi me këtë rast tha se AKR është duke vazhduar me shtrirjen e strukturave në çdo lagje të qytetit, falë qytetarëve që çdo ditë e me shumë janë duke pranuar programin e AKR-së, program për zhvillimin e Kosovës.
Edhe kryetari i degës së AKR-së Ismet Hajdini tha se AKR-ja çdo ditë po rritet me anëtarë të rinjë. “Jemi pran zgjedhjeve të parakohshme, çka ju kisha lutur ju dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit që në këto zgjedhje të jemi të vetëdijshëm për votën tonë aq të çmueshme, sepse këto zgjedhje po konsiderohen historike për nga rëndësia e ndryshimeve që do të ketë vendi” ka thënë Hajdini.
Vana Jerliu Ramadani anëtare e kryesisë qendrore të AKR-së tha se unë jetoj qe sa vite në Chicago të SHBA-ve dhe kthehem pas sa viteve në Kosovë dhe shoh popullin në këtë gjendje të tmerrshme, rini të pa shpresë dhe pa punë. “Çka mundemi me ba në këtë situatë, të marrim shumë seriozisht votën duke u nisur nga unë dhe ju këtu që jeni. Sepse çdo ndryshim vije nga vetvetja nga vota jone. Unë jam shtetase e SHBA-ve dhe votojmë atje, por me ndryshe, duke e diskutuar me fëmijët tanë që gjinden në shkolla e universitete se cila parti plotëson me shumë nevojat e tona familjare e kështu me radhë, duke nxjerrë mendimet dhe vendimin më të mirë për t’u përcaktuar se kë do të votojmë. Dhe ju të pranishëm kështu duhet të votoni, sepse kështu votohet në vendet e zhvilluara pa u ndikuar nga premtimet e kota, por duke u bazuar ne realitet” ka shtuar Jerliu.
Pas fjalimeve përshëndetëse vazhduan punimet e kuvendit sipas rregullores së punës për zgjedhjen e organeve të kuvendit ku me vota unanime u votua për kryetar të nëndegës lagja e dytë:
Venhar Bajrami- Kryetarë
Fisar Berisha-Nënkryetarë
Shkumbim Zeqiri-Sekretar
Nazim Lipovica- Anëtarë të kryesisë;
Luljeta Murseli
Bekim Veseli
Arbnor Musliu
Gzim Lipovica
Kamer Leci
Kryetari i nëndegës Venhar Bajrami tha se ne së bashku me ju do të punojmë për të mirën e vendit duke u bazuar në punë dhe përkushtim duke marr model presidentin Behgjet Pacolli, dhe në këto zgjedhje do të japim një goditje të madhe atyre që na kanë lënë në harresë thuhet në njoftimin e degës së AKR-së në Gjilan./rajonipress/