Hajdini: AKR do të jetë befasi e këndshme në zgjedhjet e ardhshme
Gjilan – Ismet Hajdini kryetar i degës së AKR-së në Gjilan tha për rajonipress se ky subjekt politik po hynë fuqishëm në skenën politike duke ofruar rreth vetës kuadro të dëshmuara, ekspert të të gjitha lëmive. AKR po rritet shpejt, po dinamizohet e fuqizohet roli i saj në të gjitha komunat e Kosovës. Hajdini thotë se AKR është stabile dhe për pak kohë ka arritur të formojë mbi 22 nëndegë.
Pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të degës së AKR-së në Gjilan, Ismet Hajdini i cili mori timonin e AKR-së së Gjilanit po ndihet i relaksuar dhe me synimin që ta bëjë edhe më të fuqishme këtë subjekt politikë në Gjilan.
Hajdini për rajonipress tha se vërtet ndihet krenar dhe i lumtur që për një kohë shumë të shkurtër ka arritur që me kryesinë dhe me të gjithë të tjerët t`i formojë hiq më pak se 22 nëndegë. “AKR në Gjilan po fuqizohet, po mbledh rreth vetës njerëz të sferave të ndryshme, ekspert të dëshmuar. Nga 5 nëndegë i kemi kryetarët me master dhe ky fakt flet shumë”.
Hajdini tha se AKR në Gjilan është stabile, dhe ka një dinamizëm të madh të punës. “Të gjithë i kanë punët e ndara. E kemi Forumin e Rinisë dhe Forumin e Gruas shumë aktive. Kemi një agjendë dhe një program që na dërgon tek motoja jonë se AKR do të jetë befasi e këndshme në zgjedhjet e ardhshme. Vet fakti se presidenti Behgjet Pacolli ka ardh brenda një muaji dy tri herë në Anamoravë flet shumë. Kjo tregon se ai e ka seriozisht rikthimin në mënyrë triumfale kurse ne po punojmë që AKR vërtet të merr vendin e merituar në skenën politike kosovare” tha Hajdini.
Hajdini tha se një fërkim i vogël që ndodhi në Forumin e Gruas tashmë është tejkaluar./rajonipress/


