GRANDEMALL

Hajdari mohon akuzat

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ish drejtori i spitalit të Gjilanit Xhavit Hajdari i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare i ka mohuar akuzat para trupit gjykues që po kryesohet nga Afrim Shala. Hajdari ka thënë se ai nuk ka përfituar asnjë cent dhe se ka punuar sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë. Avokati Abdylaziz Sadiku tha se klienti i tij në asnjë moment nuk është i përfshirë në akuzat e dyshuara.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan ka filluar procesi gjyqësor ndaj Xhavit Hajdarit i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Hajdari derisa ishte drejtor në spitalin e Gjilanit ka përjetuar dy aktakuza, e para ka përfunduar me një dënim prej 1 viti burg efektiv.

Megjithatë , Hajdari para trupit gjykues që po e kryeson gjykatësi Afrim Shala e ka mohuar veprën me arsyetimin se ai ka punuar sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë.”Nuk kam përfituar asnjë cent dhe nuk ka pasur mundësi të keqpërdoren mjetet financiare sepse të gjitha mjetet e participimit kanë shkuar nëpërmjet Ministrisë së Financave” citon Hajdarin, avokati i tij mbrojtës Abdylaziz Sadiku.

Por, Hajdari ka thënë se për shërbimet e participimit përgjegjës janë shërbimet financiare të Spitalit të Gjilanit.

Edhe tre dëshmitarët e këtij rasti të martën kanë thënë se nuk ka pasur kurrfarë keqpërdorimi të mjeteve financiare sepse gjithçka ka shkuar sipas procedurave që parashohin udhëzimet administrative.

Avokati mbrojtës Abdylaziz Sadiku tha për rajonipress se të martën nuk janë dëgjuar asnjëra nga palët e dëmtuara sepse që të dyja rastet rezultojnë se janë të vdekur. “Unë mendoj se në këtë lëndë s`ka prova e as dëshmi që e implikojnë Xhavit Hajdarin. Madje prokurori i rastit Shaban Spahiu edhe e ka zbutur cilësimin e veprës” tha Sadiku.

Ndryshe sipas aktakuzës Xhavit Hajdari dyshohet për nxjerrje të vendimeve të kundërligjshme ku ka obliguar pacientët të paguajnë nga 50 euro për operacione.

Fundamenti

Hajdari akuzohet nga Prokuroria Themelore në Gjilan se më 11 shkurt 2010 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete ose për organizatën e biznesit, duke qenë në pozitën e drejtorit ekzekutiv në spitalin e Gjilanit ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Shaban Spahiu , Hajdari ka vepruar në kundërshtim me udhëzimin administrativ si dhe në kundërshtim me statutin e spitalit, duke nxjerrë një vendim që ka obliguar pacientët që për çdo operacion të paguajnë shumën prej 50 eurove, si dhe për hapjen e historisë shumën prej 30 eurove si dhe ka obliguar pacientët që për qëndrimin më shumë se pesë ditë në spital të paguajnë shumën prej 4 eurove.

Aktakuza saktëson se Hajdari me këto veprime ka dëmtuar pacientët e spitalit duke i detyruar ata që të participojnë . Shuma e inkasuar në mënyrë të kundërligjshme arrin vlerën e 11 mijë e 450 eurove.

Hajdari dyshohet për veprën penale “shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit” dhe për veprën e dytë penale “arkëtimi dhe pagesa e paligjshme”.

Për veprën e dytë Hajdari dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me ligjin mbi shëndetësinë kosovare sepse ka obliguar në participim të detyrueshëm rreth 46 fëmijë dhe të rinj nën moshën 15 vjeçare si dhe 11 qytetarë, pacientë mbi moshën 65 vjeçare në shumat e detyrueshme prej nga 50 euro.

Hajdari në nëntor të vitit 2012 ishte dënuar me 1 vit burg efektiv nga Gjykata Komunale në Gjilan për veprën penale “ryshfeti”. Kjo lëndë pritet sërish të vendoset në Gjykatën e Apelit në Prishtinë e cila mund t`ia rrisë dënimin ose edhe mund ta kthejë rastin në rigjykim. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.