Eko Higjiena

Hajdari dhe humori

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arbana Xharra – Kur dëgjoi një mik imi se edhe në Gjakovë paska degë të PDK-së, komenti i tij qe shumë i shkurtër: “Mbasi edhe atje paska PDK, s’ka mbetur gjë tjetër veçse të qitet krejt Kosova në tender”. Partia më e madhe e Kosovës (dhe e tillë është bërë me vjedhje votash dhe metoda të tjera jodemokratike) lëre që ka në Gjakovë degë e zyra në qendër të qytetit, por së fundi ka zgjedhur edhe kryetar të degës, një “invalid lufte”, i cili merr edhe asistencë nga shteti.

Ky kryetar është Hajdar Beqa, i cili, dorën në zemër, nuk lë aq përshtypjen të jetë invalid, së paku i luftës jo. Beqa dikur binte në sy me modestinë e tij prej shërbëtori, ia mbante çantën “shefit të shefave”, Adem Grabovcit, madje edhe në kafeteri i rrinte gati.

Kaloi kohë e kohë dhe Hajdar Beqa u “bo i madh”. E emëruan hiç më pak se kryeshef të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc”. Atje ai merr një pagë marramendëse, jo vetëm për rrethanat e mjerueshme të Kosovës. Për çdo muaj në xhirollogarinë e Hajdar Beqës derdhen 2895 euro. Ose mbi 34 mijë euro në vit.

Nga buxheti i Kosovës, pra nga kuletat e qytetarëve të këtij vendi. Ka një veturë luksoze (BMW X5), të cilën vetë e ka deklaruar (dhe vlera e së cilës, sipas tij, është 30 mijë euro). Njëkohësisht Hajdar Beqa vazhdon të jetë “invalid”, e pensioni nuk i ndalet, ai në vit i merr edhe nga 2000 euro nga shteti – si pension, sepse “ka luftuar për Kosovë”. Të gjitha këto të dhëna janë publike në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Hajdar Beqa, kuadri me perspektivë i PDK-së, ka sens për luks. Në mars të vitit 2011, kishte blerë Iphone me para të buxhetit të ndërmarrjes publike. Ka dhënë më shumë se një shembull ky politikan amator, se nuk sheh ndonjë problem në keqpërdorimin e parasë publike, andaj ka kandiduar dhe është bërë kryetar i degës së PDK-së në Gjakovë, në një qytet, ku njerëzit janë lodhur duke dëgjuar politikanët që thonë se i kanë harxhuar “paret e babës e lëre ma paret e shtetit”.

Pas zgjedhjes së tij kryetar i degës së Gjakovës, në faqen zyrtare të PDK-së, Hajdar Beqa ka postuar një foto, ku duket pak si në stilin e aktorëve meksikanë të serialeve përkatëse apo të posterëve të këngëtarëve të muzikës tallava. Ai premton se do ta bëjë Gjakovën si kurrë më parë. Duke iu drejtuar qytetarëve ai ka shkruar në faqen e degës së PDK-së në Facebook: “Miq të dashur, faleminderit shumë për përkrahje…Ne anëtarëve, dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike në Gjakovë na mbetet të mobilizohem si kurrë më parë, që Qytetit tonë Gjakovës të j’a kthejmë krenarinë e munguar…Së bashku mund të j’a dalim!” . Siç po shihet, kuadri i ri e me perspektivë i PDK-së në Gjakovë, nuk është në gjendje të shkruajë një paragraf pa gabime të mëdha drejtshkrimore.

Eco Higjiena

Megjithatë, për simpatizantët e verbër kjo nuk ka rëndësi, ata llafet e Hajdar Beqës i kanë shpërblyer me komente në stilin “urime, suksese” dhe me 80 pëlqime (like). Kështu kryetari i Degës ka çka të tregoje kur të pinë kafe me shokët e partisë.

Athua cila është strategjia e tij për të rregulluar Gjakovën? Rasti i Hajdar Beqës, niveli i tij, jo vetëm drejtshkrimor në mënyrë të qartë tregojnë se çfarë vlerash promovon PDK në kuadër të kongreseve dhe reformave “të thella”. Kjo situatë bëhet edhe më tragjike në rastin e Gjakovës, një qytet me një traditë arsimore, kulturore, ekonomike, e cila nuk mund të shpërfillet dosido. Si askund tjetër në rastin e Gjakovës, edhe për kryetarin e atjeshëm të degës së PDK-së, vlen ajo thënie: “Sa poshtë ka ra katundi”. Është rrëqethëse vetëm të përfytyrohet që dikush si Hajdar Beqa të ketë ambicie “për me rregullue Gjakovën”.

Edhe pse është e qartë se kjo parti në Gjakovë, mund të marrë aq vota sa mund t’i blejë më lëmoshë disa fukarenj, sërish emërimi i të tillëve si Beqa, tregon se në PDK nuk mund ta kapërcejë nivelin “intelektual, vizionar, evropian” të Adem Grabovcit, dhe çaushëve që i shkojnë prapa. Me të tillë jo vetëm Gjakova, por krejt qendrat e mëdha rajonale të Kosovës, do të vazhdojnë të lëngojnë nga papunësia, infrastruktura e shkatërruar, mungesa e investimeve, rrënimi i përgjithshëm urbanistik. Edhe më keq: kështu nuk merren seriozisht qytetarët e asnjë qyteti të Kosovës, e më së paku të Gjakovës.

Në këto rrethana PDK në Gjakovë, është ndoshta më mirë t’i harrojë pretendimet për qeverisje të qytetit dhe të shndërrohet në orkestër për dasma e ahengje, pse jo edhe të nxjerrin ndonjë album. Në këtë sektor Hajdar Beqa dhe shokët e tij mund të kenë sukses, sidomos nëse i mbështet kompozitori dhe dirigjenti i PDK-së nga Prishtina, Adem Grabovci. Kështu Beqa do të paguante dhe kredinë që e ka deklaruar se e ka marrë për blerjen e banesës.

Një kontribut të vogël financiar për të larë kredinë mund të jap edhe bashkëshortja e Hajdar Beqës: edhe ajo është punësuar në ndërmarrjen publike “Ibër-Lepenc”. Hajde gruaja e Hajdarit që u punësua, po edhe tezja e gruas së tij ka gjetur një vend pune në “Ibër-Lepenc”. Ky është vetëm humor i zi me shtet e me buxhet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.