Mobi Casa

Haiking në Viti për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 4 Korrikut, sot në komunën e Vitisë u organizua një aktivitet simbolik e sportiv – Haiking në gjatësi prej 13 kilometrash, në itinerarin Viti – Beguncë – Lubishtë – Parku Ilir.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka takuar pjesëmarrësit e haikingut para fillimit te këtij aktiviteti, duke përshëndetur të gjithë të pranishmit, të cilët i ka falënderuar për pjesëmarrjen dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe aktiviteteve të tilla që promovojnë sportin, natyrën dhe miqësinë mes popujve.

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë, përkatësisht Sektori për Rini dhe Sport, me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe grupeve të ndryshme nga vendi e rajoni.

ARKATANA

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe përfaqësues nga selia qendrore e Korpusit të Paqes, e udhëhequr nga Merita Baftiu me bashkëpunëtorët e saj, si dhe grupi vullnetar i Korpusit të Paqes nga komunat fqinje.

Po ashtu, këtij aktiviteti iu bashkuan edhe grupi i haikingut “Angrosat”, grupi i haikingut “Scardus” nga Dobroshti i Tetovës, si dhe shumë qytetarë të tjerë adhurues të natyrës dhe ecjes malore.

Përveç promovimit të një stili të shëndetshëm jetese dhe njohjes së bukurive natyrore të komunës së Vitisë, ky haiking shënoi edhe forcimin e lidhjeve miqësore me partnerët ndërkombëtarë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.