Hahn: S’duam që demarkacioni të mbetet peng

Komisoneri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë, ka thënë se BE-ja dhe Kosova kanë interesa të përbashkëta por me qëllime të ndryshme.“Ne jemi shumë mbështetës pasi kjo ka të bëjë me stabilitetin në regjion. Ne kemi interesa të përbashkëta për arsye të ndryshme”.
Hahn i ka kërkuar të gjithë përfaqësuesve të popullit që të përmbushin kriteret për liberalizim të vizave, njofton Klan Kosova.
“U kërkoj të gjithë politikanëve, jo vetëm qeverisë, por gjithë politikanëve, jo vetëm shumicës në Parlament, që të shikojnë interesin e popullit”.
“Disa gjëra duhet të përmbushen nga vetë ju, e kjo do e aprovonte pjekurinë tuaj politike”.
I pyetur për kushtet që ka BE-ja për liberalizimin e vizave, ai tha se luftimi i korrupsionit nuk bëhet menjëherë.
“Luftimi i korrupsionit është proces”.
“E kanë legjislacionin relevant. Tani është koha që ta aplikojnë këtë legjislacion”
“Lufta ndaj korrupsionit është luftë konstante”.
Hahn tha që vendet e tjera nuk e kanë pasur kriter për liberalizim të vizave, shënjimin e kufirit me vendet fqinje, por BE-ja ka marrë mësim nga “gabimet e mëparshme”.
“Ne kemi mësimet tona dhe edhe pse nuk duket ne jemi shumë mbështetës për këtë çështje. Ne duam që disa çështje të mos mbesin peng”
Takimi është kryesuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ndërkaq pjesë e delegacionit kanë qenë edhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.