Hahn: I lus liderët politik në vend që të bashkohen

Në një konferencë për shtyp, komisionari Johannes Hahn, së bashku me kryeministri Isa Mustafa, Hahn tha se ka kënaqësinë për të festuar jo vetëm anëtarësinë në UEFA por edhe hyrjen në fuqi për MSA.
“Kam kënaqësinë për të festuar jo vetëm anëtarësinë në UEFA por edhe hyrjen në fuqi për MSA. Kisha dashur ta theksoj atë që edhe kryeministri që e përmendi për perspektivën e zhvillimit ekonomik”, theksoi Hahn.
Ai tha se beson se gjyqësori i besueshëm dhe sundimi i ligjit janë shumë të rëndësishme drejt vazhdimit dhe tu jepet një besueshmëri edhe të huajve për investime, duke shtuar se MSA u jep mundësi që të keni qasje edhe në tregun evropian.
“Kjo është një përparësi ku ju dhe duhet ta shfrytëzoni. Kjo është një periudhë tranzicioni 10 vjeçare dhe këtë duhet ta shfrytëzoni. Neve na është kërkuar që nga kompanitë që krijojnë bulmetin dhe ato do të kenë qasje të menjëhershme në tregun evropian, por ato duhet ti plotësojnë kushtet hidro-sanitare…. këtu ka shumë hapësirë për përmirësim”, tha Hahn.
Hahn është i bindur se shumë shpejt se Parlamenti Evropian, Këshilli Evropian do të vendosin dhe do të marrin vendime të duhura sa i përket liberalizimit të vizave.
“Besoj se ata do të marrin vendimin e duhur. I lus përfaqësuesit politik e shoqërinë civile që të jenë të bashkuar në kuadër të së mirës për Kosovën”, tha Hahn. /ZERI/