Hadergjonaj: Evertoni e meritoi fitoren
Mbrojtësi kosovar me pasaportë zvicerane, Florent Hadergjonaj ishte titullar në kuadër të Ligës së Evropës ndaj Evertonit.
Young Boys Bern humbën në shtëpi me rezultat të thellë 4:1, ndërsa pas ndeshjes mbrojtësi i talentuar tha për mediat zvicerane se kundërshtarët e tyre ishin shumë më të mirë.
“U pa qartë përvoja e tyre në këtë takim. Ata e merituan fitoren pasi ishin më të mirë se ne gjatë gjithë ndeshjes. Kishim raste të mira për të shënuar edhe gola të tjerë por nuk kishim fat”, deklaroi Hadergjonaj.
“Ne duhet të shkojmë në Angli për të luajtur lojë të mirë, pasi kualifikimi është i vështirë”.
“Tani na mbetet që të fokusohemi në kampionat, ku të dielën kemi ndeshjen derbi me Baselin ku duhet ta fitojmë”, tha Hadergjonaj. /Telegrafi/


