Hidromorava

Guterres: I inkruajuar nga vendosmëria e Borell dhe mbështetja e SHBA-së për dailogun Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Vazhdimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë dhe reforma institucionale, janë pritjet kryesore të bashkësisë ndërkombëtare në raport me Kosovën, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Në raportin gjashtëmujor për Kosovën, që do të diskutohet sot (24 prill) nga Këshilli i Sigurimit, Guterres bëri thirrje për heqjen e shpejtë të pengesave për vazhdimin e dialogut.

“Unë jam i inkurajuar nga vendosmëria personale dhe përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borrel për rifillimit e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe disa masa të ndërmarra nga Beogradi dhe Prishtina, me mbështetjen e SHBA-së, për të nxitur integrimin dhe bashkëpunimin rajonal”, shkroi Guterres në raportin e periudhës 16 shtator 2019 deri më 15 mars 2020.

Guterres tha se përkundër sfidave, ai ishte inkurajuar shumë nga aktivitetet e një grupi të përbashkët pune për personat e zhdukur në Beograd dhe Prishtinë, i cili vazhdon të veprojë me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e UNMIK-ut dhe agjencive të tjera.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara theksoi se përparësitë e UNMIK-ut (Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë) mbesin angazhimi për sigurinë, stabilitetin dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në rajon.

Mobi Casa

Raporti gjithashtu thotë se përkundër pandemisë së koronavirusit dhe masave të paraqitura nga qeveria e Kosovës, UNMIK-u është plotësisht operacional, por me aftësi të kufizuar për të zbatuar aktivitete dhe projekte.

Në emër të Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së pritet të flasë ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca.

Kjo është bërë e ditur nga shefi i kabinetit të tij, Kreshnik Ahmeti.

Misioni i UNMIK-ut vepron sipas rezolutës 1244 të OKB-së e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë. Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës. UNMIK-u, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, i ka bartur të gjitha kompetencat tek institucionet vendore./REL./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.