ARKATANA

“Gurra” rrëmben dy çmime në Tetovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gurra” nga Gjilani ka marrë pjese në Festivalin mbarëkombëtar “Sharri Këndon 2012” në Tetovë dhe është kthyer me dy çmime të fituara.

“Gurra” edhe njëherë ka treguar dhe afirmuar vlerat e këngëve dhe valleve me traditë burimore autoktone shqiptare. Kësaj radhe “Gurra” është veçuar në Tetovë në Festivalin mbarëkombëtarë “Sharri Këndon 2012” që është mbajtur në Tetovë më 29 qershor.

Shaban Shabani- udhëheqës artistik i ansamblit tha se atje janë paraqitur në mënyrë dinjitoze me valle e këngë të kësaj treve e më gjerë dhe u aplauduam shumë gjatë nga publiku për performance.

Juria profesionale në krye me Agron Xhigolin ndau dy çmime dhe atë për grupin i valltareve që luajtën vallen karakteristike autoktone me motive Gjilanase dhe me motive dasme.

Eco Higjiena

Çmimi iu nda këngëtareve të ansamblit Bajram Zeqirit e Qazim Rashitit për këngën e “Mehmet Shpendit”.

Këngëtari i dëshmuar Rexhep Jashari u aplaudua gjatë për këngën “Gjergj Elez Alia”.
Edhe kësaj here u dëshmua se “Gurra” është vatër e pashuar e vlerave të kulturës sonë tha Shabani.

Shabani tha se janë pritur mirë nga organizatori kurse transporti është siguruar nga Kuvendi Komunal dhe DKRS në Gjilan për çka edhe i falënderojmë.

Ndryshe Ansambli “Gurra” këto ditë pritet të marrë pjesë edhe në festivalin e shoqërive i cili mbahet në Deçan me 16-17-18 korrik si dhe në festivalin e Gjirokastrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.