Gurra popullore” sivjet do të mbahet në Gjilan

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Për dy ditë me radhë, 21 dhe 22 qershor në ambientet e “Vali Ranch” do të mbahet Festivali “Gurra popullore”, duke vazhduar një traditë të ndërprerë para disa vitesh.

Nazim Gagica, drejtor i festivalit, ka thënë se kanë gjetur mbështetjen e donatorëve privatë, mbështetjen simbolike të Ministrisë së Kulturës, por jo edhe mbështetjen financiare të komunës së Gjilanit, e cila u dha vetëm një mbështetje morale, ngase siç tha ai, pushtetarët ua kanë bërë me dije se nuk kanë buxhet.

Sipas tij në festival do të ketë ansamble nga të gjitha trevat shqiptare, valltarë, këngëtarë e muziktarë dhe festivali është në vijën e mirë të organizimit.

Hidromorava

Shaban Shabani e Izet Kallaba, udhëheqës artistikë kanë thënë se pjesëmarrës do të jenë ansamble nga qytetet Elbasan, Gjirokastër, Fier, Tiranë, Shkup, Vleshtë, Strugë si dhe ansamble nga Kosova “Agimi”, “Josip Rela”, “Zëri i Kosovës”, “Hajdar Dushi”, “Bresana”, “Gurra” e “Albafolk”.

Siç ka thënë Fatmir Selimi, drejtor i Shoqatës së Pavarur Kulturore, beson se ky festival vitin tjetër do të marrë karakter ndërkombëtar e Bali Sahiti, ish-drejtor i Festivalit, tha se ky festival do ta mbajë epitetin si ndër festivalet më të mira që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Izet Kallaba ka thënë se ky festival do të përcillet me vlerat e veta sepse ka një program dhe laryshi duke nisur nga formacionet orkestrale,disa popullore,disa foklkorike,vallet koreografike,por edhe ato të traditës./rajonipress/