FITORJA

“Gurra Popullore” i jep gjallëri Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Festivali i Këngëve dhe valleve “Gurra Popullore” ka filluar të enjten dhe mbaron të premten me pjesëmarrjen e ansambleve nga Struga,Gjakova,Vushtrria,Gjirokastra,Gjilani,Opoja,Fieri etj.

Festivali i këngëve dhe valleve “Gurra Popullore” që këtë vit po mbahet në Gjilan të enjten ka filluar me defilimin e të gjitha ansambleve pjesëmarrëse nëpër qendër të qytetit. Atë që nuk e bëri drejtoria e kulturës për ditën e çlirimit,tanimë mrekullueshëm e ka mbuluar ansambli “Gurra”.

Qytetarët e shumtë me kënaqësi e kanë pritur defilimin e ansambleve nëpër qytet, ku marshimi i tyre ka përfunduar tek Vali Ranch i cili edhe është mikpritës për këtë vit.

Nazim Gagica, drejtor i festivalit, ka thënë se kanë gjetur mbështetjen e donatorëve privatë, mbështetjen simbolike të Ministrisë së Kulturës, por jo edhe mbështetjen financiare të komunës së Gjilanit, e cila u dha vetëm një mbështetje morale, ngase siç tha ai, pushtetarët ua kanë bërë me dije se nuk kanë buxhet.

Mobi Casa

Sipas tij në festival do të ketë ansamble nga të gjitha trevat shqiptare, valltarë, këngëtarë e muziktarë dhe festivali është në vijën e mirë të organizimit.

Shaban Shabani e Izet Kallaba, udhëheqës artistikë kanë thënë se pjesëmarrës do të jenë ansamble nga qytetet Elbasan, Gjirokastër, Fier, Tiranë, Shkup, Vleshtë, Strugë si dhe ansamble nga Kosova “Agimi”, “Josip Rela”, “Zëri i Kosovës”, “Hajdar Dushi”, “Bresana”, “Gurra” e “Albafolk”.

Fatmir Selimi, drejtor i Shoqatës së Pavarur Kulturore, beson se ky festival vitin tjetër do të marrë karakter ndërkombëtar e Bali Sahiti, ish-drejtor i Festivalit, tha se ky festival do ta mbajë epitetin si ndër festivalet më të mira që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Izet Kallaba ka thënë se ky festival do të përcillet me vlerat e veta sepse ka një program dhe laryshi duke nisur nga formacionet orkestrale,disa popullore,disa folklorike,vallet koreografike,por edhe ato të traditës. Të enjten pritet të paraqiten 7 ansamblet e para./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.