ARKATANA

Gülener: Kam ecur e vrapuar në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Fahrettin Gülener konsull nderi i Republikës së Kosovës dhe qytetar nderi i Gjilanit ka qëndruar për një vizitë të shkurtër në Gjilan. Për rajonipress ai ka shpalosur ndjenjën e tij për Gjilanin, fëmijërinë e kaluar këtu dhe dëshirën e tij që Gjilani të jetë qytet modern dhe me shije evropiane.

Edhe pse i ka pasur vetëm pesë vite kur ka ikur për Turqi, Fahrettin Gülener e kujton në detaje qytetin e tij të lindjes Gjilanin, kujton fort bukur Shadërvanin e dikurshëm që tashmë nuk ekziston, i kujtohet teneqepunuesit dhe farkëtarët e shumtë që në atë kohë i ka pasur Gjilani.

“Ka më shumë se 16 vite që e vizitoje Kosovën, e vizitojë Gjilanin dhe më vije mirë që Gjilani ka përparuar shumë. Pash shtëpi të bukura, rrugë të mira dhe infrastrukturë të modernizuar” shpjegon Gülener.

Mobi Casa

“Evropa është në Gjilan dhe kjo po më fascinon sepse këtu ka njerëz të kulturuar. Gjilani është vend i mirë dhe nuk mund ta harrojë vitin 1920 ku edhe ka lindur babai im. Gjilani ka kushte më të mira se disa qytete në Turqi. Kam ecur si pesëvjeçar në Gjilan, kam vrapuar po ashtu në Gjilan dhe tani jetojë në Turqi. Thjeshtë kam dy jeta, një në Kosovë dhe një në Turqi” sqaron Fahrettin Gülener.

Biznesmeni i njohur në Bursa të Turqisë thotë se gruan e ka nga Gjilani dhe shpreson shumë që nipërit e tij do ta vizitojnë shumë shpejt vendlindjen e të parëve të tij.

Ndryshe, Gülener gjatë gjithë kohës është shoqëruar nga Rexhep Gunduz, kryetar i shoqatës Kosova-Shkup në Bursa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.