Uji Dea

Gucati: Prokuroria na ka futur në qorrsokak

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka shprehur pakënaqësi ndaj prokurorisë për përfshirjen e veteranëve të vërtetë në listën e “veteranëve të rrejshëm”.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Prokuroria e Kosovës të gjithë procesin e ka shpënë në një qorrsokak.

“Mendoj se në këtë rast është ngutur prokuroria që ka lejuar të bëhen listat publike duke e shkelur privatësinë e këtyre personave. Ndihem i zhgënjyer nga prokuroria se si ka arritur të bëjë gabime të tilla”, ka thënë Gucati.

RCCOLA

Ai ka treguar se ditën e hënë janë ankuar mbi një mijë veteranë të vërtetë në degët e OVLUÇK-së në gjithë Kosovën.

“Prokuroria i ka pështjellë punët. Ajo duhet t’u kërkojë falje personave që ka fyer, duke i bërë veteranë të rremë dhe duke ua përlyer sakrificën për çlirimin e vendit”, ka thënë Gucati.

Gucati ka theksuar se nuk është ithtar i protestave, por i ka bërë thirrje Qeverisë ta fillojë rivlerësimin e gjithë këtij.