HW

Gucati: Mos votimi i rezolutës për Gjykatën Speciale le të mbetet në ndërgjegjen e LDK-së

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati tha se java që po lëmë pas ishte një javë me stres si shkak i kërkesave të prokurorisë për t’i burgosur me nga 45 vite secilin prej katër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Megjithatë, Gucati ka vlerësuar se situata u qetësua kur fjala përfundimtare kaloi tek mbrojtja e cila sipas tij po demanton një nga një pretendimet e prokurorisë.

“Ka qenë një javë e nxehtë në stres sepse një pjesë e qytetarëve apo edhe nanat tona, prindërit tonë nuk e dijnë rolin e prokurorit dhe kur prokuroria ka kërkuar 45 vjet burg për secilin, familjet janë ndje shumë keq, besa edhe qytetarët por me kohën u qetësuan sidomos kur mori fjalën mbrojtja dhe filloi t’i hedhë poshtë aktakuzat e prokurorisë, që gjoja ka pasur krime lufte në Kosovë, krime lufte ka pas po ato i ka kry Serbia. Kështu që unë besoj se mbrojtja është e fortë dhe po demanton një nga një pikat e prokurorisë”, tha Gucati.

Mobi Casa

Gucati, për RTV21 komentoi edhe votimin e rezolutës në Kuvendin e Kosovës lidhur me Dhomat e Specializuara në Hagë, duke thënë se LDK gaboi kur nuk mori pjesë në votim, meqë, sipas tij në Hagë nuk po mbrohet Hashim Thaçi por liria e Kosovës.

“Rezoluta është e vonuar se kjo rezolutë është dasht me u votu para një viti kur ka kërku Edi Rama që bashkarisht dy kuvendet ta miratojnë edhe Shqipëria edhe Kosova por ktu dihet që nuk pati Kuvend dhe sa do ku do është ba mirë që u votu mbramë, por LDK mendoj që ka gabu shumë sepse këtu o mbrohet liria e Kosovës po mbrohet shteti dhe gjithë qytetarët e Kosovës por le të mbetët në ndërgjegje të LDK-së dhe të Abdixhikut…”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.