Eko Higjiena

Gucati: Kurti i çoi të fala vetëm Selimit, neve të tjerëve jo

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për trajtimin e të burgosurve në Hagë, duke thënë se shteti nuk ka bërë asgjë për ata që po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale, përveç mbulimit të shpenzimeve ligjore dhe vizitave familjare.

Gucati ka theksuar se Qeveria ka dështuar në aspektin humanitar dhe se nuk ka mbështetur të burgosurit, përveç pagesave të shpenzimeve ligjore për avokatët, të cilat, sipas tij, janë financuar nga taksapaguesit e Kosovës.

“Po flasim për një vendim që qeveritë e kaluara e kanë marrë, ku është rënë dakord që shteti i Kosovës t’i paguajë avokatët. Ky vendim është për qytetarët e Kosovës, nuk është që Albini apo Albulena po e paguajnë nga xhepi i tyre”, ka theksuar Gucati.

ARKATANA

Për kryeministrin Albin Kurti, Gucati ka theksuar se ishte i dëshpëruar që nuk pati asnjë vizitë nga ai në Hagë, ndërkohë që Rexhep Selimi kishte marrë përshëndetje.

“I dëshpëruar edhe më shumë kur Rexhep Selimit i thotë të fala e neve s’na qon. Nuk i ka bërë nderë gjeneralit Rexhep Selimit…Rexhep Selimit i qon të fala e neve të shtatëve nuk na qon të fala. Mos mujsh me ja përmend emnin Hysni Gucatit, bëri të fala shokëve të Rexhës, kjo ka mujt të jetë. E kjo përtej dëshpërimit o… qa o ma e keqja, zëvendëskryeministri i Kurtit, Bisnik Bislimi vinte në vizitë tinëzarë”, ka deklaruar ai.

“Mos të ishte Ramush Haradinaj, ne nuk do ta kishim as avokatin, ai mori një vendim që na ndihmoi”, ka theksuar Gucati, duke falënderuar Haradinajn për mbështetjen që ai dha në momentet më të vështira për të dhe Nasim Haradinajn.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.