United Hospital

Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka deklaruar se ai dhe bashkëluftëtarët e tij besojnë fuqishëm se ish‑krerët e UÇK‑së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të shpallen të pafajshëm në Hagë.

Pas homazheve të zhvilluara sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në përkujtim të 28‑vjetorit të sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, Gucati u shpreh beson fuqishëm që ata do të dalin të pafajshëm.

Ai ka theksuar se shpreson në një proces të drejtë dhe jo “selektiv apo politik”.

“Unë nuk besoj që drejtësia do të jetë drejtësi politike apo selektive. Do të jetë një drejtësi e mirëfilltë evropiane”, ka theksuar ai.

Gucati ka deklaruar se ka bërë kërkesë që të jenë prezent në Hagë për dëgjimin e ish‑udhëheqësve, duke theksuar se presin leje për ta.

ARKATANA

“I kemi bërë kërkesa para dy ditësh, besoj që do të na lejohet të marrim pjesë”, ka thënë ai.

Ai konfirmoi pjesëmarrjen e tij dhe të veteranëve të tjerë në protestën e paralajmëruar për 17 shkurtin, e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, ku do të bëhet thirrje për drejtësi ndaj ish‑luftëtarëve të UÇK‑së.

Në Gjykatën Speciale në Hagë është përmbyllur afati për dorëzimin e dosjeve përfundimtare në rastin e gjykimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Nga 9 deri më 18 shkurt janë paraparë fjalët përfundimtare, pas të cilave gjykata ka tre muaj kohë për të nxjerrë aktvendimin e shkallës së parë, me mundësi për dy muaj shtesë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.