Guardiola: Largohem se jam i lodhur e jo për shkak Mourinhos
Futboll – Treneri i Barcelonës Pep Guardiola ka mohuar arsyet e largimit të tij nga Barcelona si Jose Mourinho.
“Mourinho aspak nuk ka ndikuar në vendimin e largimit tim. Nuk largohem pas këtij sezoni nga klubi për shkak të tij. Nuk është i vetmi rival i imi. Trenerët e ekipeve tjera nuk më lodhin, por puna e përditshme dhe fitoret e përdtishme po” ka thënë Guardiola.
A do të kthehet ai tek Barcelona?
“Në këtë pyetje nuk mund të përgjigjem. Me të vërtetë nuk e di.”
Mourinho kishte thënë se Cristiano Ronaldo e ka merituar topin e artë nga FIFA për këtë sezonë.
“Ka thënë se Ronaldo e meriton këtë çmim më shumë se Messi? Do të vijë edhe ajo ditë kur Messi nuk do të fitojë këtë çmim, mirëpo këtë sezonë ka qenë fantastik” ka thënë Guardiola./rajonipress/