Hidromorava

Guajana njeh Kosovën

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Ministri i Punëve te Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një bisede telefonike që ka zhvilluar sot me ministren e Punëve të Jashtme të Guajanës, Carolyn Rodrigues-Birkett është informuar për vendimin e Qeverisë së Guajanës për të njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Ministri Hoxhaj në muajin shkurt, gjatë samitit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik që është zhvilluar në Egjipt, ka zhvilluar një takim me ministren Carolyn Rodrigues-Birkett.

Gjatë këtij takimi, ministrja Rodrigues-Birket pat shprehur mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën, duke premtuar lëvizjen e shpejt të Guajanës drejt njohjes së Kosovës.

ARKATANA

Guajana, është një shtet i pavarur në bregun verior të Amerikës Jugore. Është shtet anëtar i Komunitetit të Karaibeve, i njohur si CARICOM dhe në kryeqytetin e saj, Xhorxhtaun, ndodhet selia e sekretariatit të kësaj organizate.

Ky shtet është po ashtu anëtar i Unionit të Kombeve të Amerikës Jugore, Kommonuealthit si dhe nga viti 1966 është anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Me një sipërfaqe prej 215,000 kilometra katrorë, Guajna ka një popullsi prej 770,000 banorësh. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.