HW

Gruri nga toka komunale do të shndërrohet në bukë për fëmijët – Kamenica promovon modelin e bujqësisë në shërbim të komunitetit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka nisur korrjen e grurit të mbjellë në një sipërfaqe prej tre hektarësh tokë komunale mbi fshatin Dajkoc, në kuadër të një projekti që synon ta vendosë bujqësinë në funksion të mirëqenies sociale dhe ushqimit të fëmijëve.

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin përkatës, Shpendin, kanë inspektuar nga afër procesin e korrjes, duke theksuar se mielli i prodhuar nga kjo parcelë do të përdoret si lëndë e parë për Kuzhinën Popullore të Komunës së Kamenicës, e cila ofron ushqim për fëmijët.

Sipas Rahimajt, ky projekt përfaqëson një shembull konkret të menaxhimit të përgjegjshëm të pronës publike, ku toka komunale shfrytëzohet për të krijuar vlera të drejtpërdrejta për qytetarët.

HW

“Ky nuk është vetëm një projekt bujqësor, por një model i qëndrueshëm që lidh prodhimin vendor me mbështetjen sociale. Toka mbillet, prodhimi përpunohet dhe përfundon aty ku ka më së shumti nevojë – te fëmijët tanë”, ka theksuar Rahimaj.

Autoritetet komunale e vlerësojnë këtë iniciativë si një hap drejt fuqizimit të bujqësisë lokale dhe përdorimit efikas të aseteve komunale, duke dëshmuar se investimet në prodhim mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit. Projekti synon të shërbejë edhe si model për zhvillimin e politikave që ndërthurin bujqësinë, solidaritetin social dhe kujdesin institucional për gjeneratat e reja./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.