Mobi Casa

Grupi i hajnave dënohet me burg dhe me gjobë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të akuzuarit, Fiton Spahiu ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite burg dhe 2700 euro gjobë dhe ndaj të akuzuarit Sokol Osmani, ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite burg dhe 2100 euro gjobë.

Pasi kanë pranuar fajësinë, gjyqtari ka shqiptuar dënim unik për të dy të akuzuarit.

I akuzuari Fiton Spahiu, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, akuzohet për 7 (shtatë) vepra penale vjedhje e rëndë, 1 (një) vepër penale importimi, eksportimi, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse, dhe 1 (një) vepër penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

ARKATANA

I akuzuari Sokol Osmani, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, akuzohet për 5 (pesë) vepra penale vjedhje e rëndë , 1 (një) vepër penale importimi, eksportimi, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse, dhe 1 (një) vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

15 të akuzuarve të tjerë i’u janë shqiptuar dënime më të vogla, duke filluar prej 2 (dy) vite burg e deri tek shqiptimi i dënimit vetëm me gjobë.

Palët kanë të drejtë anekse në afatin ligjor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.