Grupi i Grave te Vitisë realizon takim për fundit
Viti – Grupi i Grave të Vitisë ka mbajtur sot një dreke pune me anëtarë te grupit te grave, përfaqësuese te shoqatave te grave ne komunën e Vitisë, GVL “Vitia” si dhe përfaqësuese te institucioneve komunale.
Gjate këtij takimi, ku i pranishëm ka qene dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ku ndër tjerash është diskutuar për sfidat qe kane përcjellë grupin e grave dhe shoqatat e grave gjate vitit 2016, si dhe planet për te ardhmen.
Gjatë këtij takimi ata kanë falënderuar kryetarin Haliti për mbështetjen të cilën ai i ka dhënë shoqatave te grave në Viti për dy vitet e fundit. Kurse falë kësaj mbështetje sot në komunën e Vitisë veprojnë 10 shoqata te grave të cilat gjenerojnë të ardhura.
Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, gjatë këtij takimi ju ka premtuar grave pjesëmarrëse në takim se ndihma e institucioneve komunale të Vitisë dhe partnerëve të saj do të vazhdoj edhe në vitin në vijim pasi që për këtë kanë arritur edhe marrëveshje me organizatat e ndryshme.
Kurse ky takim u realizua nen mbështetjen e Kryetarit te Komunës së Vitisë, Sokol Haliti./rajonipress/


