RCCOLA

Grupi i grave të Gjilanit takohet me Bajrush Ymerin

/ 2 minuta lexim

Gjilan-Grupi i Grave të Komunës së Gjilanit ka vizituar Komunën e Novobërdës, me ç’rast ka takuar Kryetarin e Komunës Bajrush Ymeri dhe Kryesuesen e Kuvendit Shefkije Mehmeti.

Bajrush Ymeri , ka theksuar se roli i femrës në pozita vendimmarrëse është shumë i rëndësishëm, dhe se Komuna e Novobërdës ka një qasje të mirë, duke qene e vetmja ne rajon që ka emëruar Kryesuesen e Kuvendit, femër, e cila do ta përkrah angazhimin e Grupit Joformal të Grave në Novobërdë, në realizimin objektivave, dhe gjithashtu ka vlerësuar lart themelimin e bordit të Grave të rajonit të Gjilanit dhe objektivave qe paraqet ky grup.

Shpresa Kurteshi, kryesuese e Grupit të Grave të Komunës së Gjilanit ka thënë se në këtë takim është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit reciprok të këtyre dy komunave , si në sferën e zhvillimit ekonomik, zhvillimit të turizmit, bashkëpunimin me komunitetet, arsimimin e të rinjve, përfaqësimin gjinor nëpër institucione, ofrimin e shërbimit sa më të mirë për qytetarët, të cilët para procesit te decentralizimit kanë qenë pjesë e komunës së Gjilanit, e që tani janë qytetarë të komunës së Novobërdës.

Uji Dea

Ndërsa, Shefkije Mehmeti ka folur për përvojën e saj si Kryesuese e Kuvendit te Komunës, rreth bashkëpunimit me anëtaret femra në komunë, duke shprehur gatishmëri që të bashkëpunoj me këshilltaret e kuvendeve nga komunat e rajonit për përfaqësim sa më të mirë dhe të avancuar të tyre nëpër të gjitha fushat e jetës.

Ndërsa, Shpresa Kurteshi, kryesuese e Grupit të Grave të Komunës së Gjilanit ka thënë se vlerësojnë rëndësinë e këtij takimi duke u njoftuar më afër me qasjen e Komunës së Novobërdës ndaj qytetarëve dhe pronave të tyre të cilët para decentralizimit, dikur ishin qytetarë të Gjilanit, e që tashmë janë qytetarë të Novobërdës, duke vlerësuar përpjekjet dhe angazhimin që institucionet komunale po e bëjnë në këtë drejtim./rajonipress/