UBT

Grupi folklorik “Shpëtimi” nga Medvegja fillon aktivitetet

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Të ftuar nga organizatori,grupi folklorik “Shpëtimi” nga Medvegja mori pjesë në festivalin e VII të Bashkisë së Tiranës, komuna Krrabë. Ishte ky një festival i organizuar dhe i mbajtur mirë, përkundër një shiu herë herë edhe me rrebeshe, i cili nuk pushoi gadi se tërë ditën.

Koha me shi nuk lejoi që program i përgatitur i tetë shoqërive dhe grupeve artistike nga të gjitha trojet shqiptare të paraqitet në sheshin e hapur të shkollës fillore të vendit, atëherë këto programe u paraqitën para publikut në një sallë të madhe të stërmbushur me spektatorë dhe adhurues të folklorit burimor shqiptar.

Grupi folklorik nga Medvegja përpara auditoriumit u paraqit me këngë e valle të folklorit burimor shqiptar të ruajtur e të kultivuar në kushte e rrethana të vështira por me një sakrifice e entuziazëm të veçantë.

Kësaj here u prezantuan këto pika programore:

1. Vallja e bariut medvegjas, lojë me fyell, prof. Rexhep Abazi, Sfircë, 2 min.

2. Vallja e kavallit, lojë me kavall, Shefki Halimi,Tupallë, 2 min.

Uji Dea

3. Kënga folklorike” Bijtë e shqipes po dëgjoni“, kënduar nga rapsodi i njohur z.Gani Demolli, Gollak, mysafir i grupit të Medvegjës, 4 min.

4. Lojë me kavall, dueti Kadri Abazi dhe prof. Rexhep Abazi, Sfircë, 3 min.

5. Lojë me mezhnica, Kadri Abazi, Sfircë, 4 min.

Festivali kishte karakter garues dhe grupit folkloric “Shpëtimi” nga Medvegja nga ana e jurisë profesionale iu dha ÇMIMI SPECIAL i festivalit të VII.

Me këtë rast falënderojmë organizatorët në mikpritje vëllazërore dhe urojmë për organizim të suksesshëm drejtorin e festivalit z. Ilir Selbën, kryetarin e komunës Refik Velinë dhe bashkëpunëtorët e tyre./medvegja.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.