Grup punues për Luginën

Nga Refik Hasani – Pas kërkesave me shkrim presim që në seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Gjilanit me një pikë të rendit të punës pasi janë përfillur të gjitha procedurat në fuqi që Këshilltarët e kësaj legjislature të diskutojnë lidhur me bashkëpunimin e këtyre Komunave.
I kujtojmë opinionit që në Gjilan si qendër Komunale dhe asaj të Anamoravës kemi të ardhur bukur shumë nga këto komuna.Që nga koha që filluan luftimet e armatosura në Kosovë Administrative në Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë e që i bien Komunat Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë , filluan të ndiejnë shumë pasiguri, frikë dhe një psikozë tejet të madhe që të vazhdojnë të qëndrojnë në këto troje.
Kuvendi Komunal i Gjilanit deri më sot nga njohurit që i kemi nuk e ka pranuar zyrtarisht që ka të ardhur nga kjo pjesë veçmas pas 10 qershorit 1999 ku janë të evidentuar 11.783 banorë deri më 31 dhjetor 2002 që janë vendosur në Komunën e Gjilanit.Kjo është kategoria e të dëbuarve , zhvendosurve dhe shpërngulurve të luftës.
Në seancën e radhës përveçqë që do të hapej diskutimi për formimin e këtij Grupi punues do të shqyrtohet mundësia që Kuvendi Komunal Gjilanit të miratoj edhe një deklaratë , rekomandim drejtuar qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Parlamentit të Kosovës . Kjo deklaratë, Rekomandim apo konkluzion nuk do të jetë asgjë më shumë se një shkresë e adresuar dhe protokoluar nga një instancë e nivelit Lokal drejtuar nivelit Qendror që të pranoj zyrtarisht se në Komunën e Gjilanit pranohet më në fund edhe pas kësaj periudhe në një formë krejt zyrtare që kemi të ardhur nga këto komuna.
Vendimet e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të ndihmojnë edhe Qeverinë dhe Parlamentin në dhënien e orientimeve në takime me diplomat dhe përfaqësues Ndërkombëtar , por edhe në bisedimet me Beogradin që ka edhe të dëbuar , zhvendosur dhe shpërngulur shqiptarë nga Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës e që janë të vendosur në Komunën e Gjilanit.