ARKATANA

Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se pret që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të shpallë dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të kushtetueshëm dhe të përcaktojë që zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Gruda në Debat Plus ka shtuar se Kuvendi i Kosovës e ka konsumuar të drejtën për të zgjedhur presidentin dhe se çdo interpretim tjetër, si ai i afatit 60-ditor, nuk është i vlefshëm.

“Ne presim që dekreti i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të shpallet kushtetues, dhe Gjykata Kushtetuese të përcaktojë që duhet të shpallen zgjedhjet e reja dhe se duhet të mbahen brenda 45 ditëve. Kjo sepse kështu është e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës”, ka theksuar ai.

HW

Sipas tij, Kuvendi duhet të kishte zgjedhur presidentin 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit në detyrë.

“Kuvendi i Kosovës e ka konsumuar drejtën e vet për me zgjedh një president. Dhe asnjë interpretim obstruktiv që i bëhet Kushtetutës sikur qenkan edhe 60 ditë tjera nuk mendoj që është i vlefshëm. Kuvendi i Kosovës është dashur me zgjedh presidentin 30 ditë para se t’i përfundojë presidentit ekzistues mandati”, ka deklaruar Gruda në Debat Plus.

Gruda shtoi se afati 30-ditor në Kushtetutë është për një qëllim tjetër, ndërsa afati 60-ditor shërben për një qëllim tjetër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.